TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Janar 2024, 16:15

“Mallin e ke tritol”, detajet si futën në kurth agjentët e policisë shitësit e drogës në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

“Mallin e ke tritol”, detajet si futën në kurth

Detaje të reja janë publikuar nga dosja e disa prej të arrestuarve në kuadër të operacionit anti-drogë, të titulluar “Tempulli”.

Policia e Shtetit ka përdorur agjentë të infiltruar për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Agjentët e policisë kanë kontaktuar me shpërndarësit e drogës duke u paraqitur me emra të rremë dhe duke bërë blerje të stimuluara të lëndëve narkotike.

Një bisedë e marrë nga dosja e arrestimit të Besjon Tafës në Tiranë, ku agjenti i policisë i prezantuar si Miri, i nge një kurth duke iu prezantua si një klient për blerjen e kokainës.

Pjesë nga biseda:

Besjon Tafa: A…. (nuk kuptohet) … O vllai këtë e ke super tritol, nuk e di çfarë ke pi mrom as ku e ke pi? Unë di me të thonë që është…. (nuk kuptohet).

Miri: Ma jep ta shof.….. (nuk kuptohet)

Besjon Tafa: Kaq di me të thonë vllai jot, se të gjithë për të veten thonë që e kanë të mirë.

Miri: Po pra po

Besjon Tafa: Tashi çunave i pëlqeu.

Miri: (Nuk kuptohet)… Unë këtu ke oxhaku rri.

Besion Tafa: Po

Miri: Te oxhaku rri

Besjon Tafa: Po

(Fliten biseda me karakter të përgjithshëm)

Miri: Na lej naj kshu

Besjon Tafa: A….. (nuk kuptohet)… Me te lon numrin tim?

Besion Tafa: Nji sekond, a të ta jap? Unë o vlla se ketë e kom numrin tim.

Miri: Personal e kam dhe unë.

Besjon Tafa: E të të jap atë. Vetëm mos na ngatërro me rob qafsha ty se…

Miri: Ja fytyrën, e ma men timen?

Besion Tafa: Posi jo!

Miri: Po, s’ka shance!

Besjon Tafa: Po vetëm të më dalësh të më presësh ti a më kupto, mos më ngatërro me të tjerë fare.

Miri: Mos e rruj ka…

Besion Tafa: 068…….

Miri: Si e ke? Si ta shkruaj emrin këtu?

Besjon Tafa: Po Visi shkruaje

(Fliten biseda me interes të përgjithshëm).

Besion Tafa: Ti shife, ene me thonë të drejtën unë e kam gur, po kjo ka rastis se e pashë që ishte kështu pluhur.

Miri: (Nuk kuptohet)

Besjon Tafa: Më erdhi nji çik inat se thashë e kom për çunat, unë e pashë kur isha e kupton.

Lini një Përgjigje