TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Prill 2025, 14:57

Masakroi me thikë Ilaria Sulën në Itali, gjykata lë në burg 23-vjeçarin filipinas

Shkruar nga Pamfleti

Masakroi me thikë Ilaria Sulën në Itali, gjykata lë në

Gjykata e Romës konfirmoi lënien në qeli të 23-vjeçarit me origjinë filipinase Mark Samson të akuzuar për vrasjen e shqiptares Ilaria Sula.

Seanca për dhënien e masës së sigurisë është zhvilluar në burgun ku ai po mbahet dhe gjyqtarja ka rrëzuar të gjitha pretendimet e të riut.

Fakti që policia është ende e përqendruar në shtëpinë e familjes filipinase në kërkim të armës së vrasjes është konfirmim i skepticizmit që ekziston për të paktën një pjesë të deklaratave të studentit të arkitekturës.

Policia tashmë po kontrollon kompjuterin e autorit, së bashku me atë të viktimës, të cilin i riu tentoi ta hiqte nga shtëpia e 22-vjeçares në San Lorenzo vetëm pak orë para krimit.

Dyshimet janë se në kompjuter mund te gjenden shkëmbimet më të fundit të mesazheve, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Sipas autorit, ajo që e shtyu të godiste vajzën me thikë ishte zbulimi i një ose më shumë mesazheve në Tinder të dërguara nga një student tjetër.

Në pritje të gjetjeve të reja hetimore, prindërve të autorit u është ndaluar largimi nga Italia. Nga sa rezulton deri më tani, nëna e Mark Samsonit nuk e shikonte me sy të mirë Ilaria Sulën, e cila frekuentonte shpesh shtëpinë e tyre për një vit.

“Nuk doja që Marku ta sillte gjithmonë Ilarian në shtëpi. Kisha frikë se do ta shpërqendronte shumë nga studimet e tij”, mësohet se ka thënë ajo para hetuesve ndërsa pritet që të pyetet. Për autoritetet roli i prindërve është i dyshimtë në këtë histori.

Ndërkohë, mbetet ende enigmë se ku përfundoi thika me të cilën i riu kreu krimin dhe telefoni i viktimës të cilin ai e përdori edhe 1 javë pas ngjarjes.

Lini një Përgjigje