TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Korrik 2023, 10:05

Çmenduri në Tiranë! 58-vjeçari dhunon gruan dhe dy nuset e djemve, arrestohet nga policia

Shkruar nga Pamfleti

Çmenduri në Tiranë! 58-vjeçari dhunon gruan dhe dy nuset

Një 58-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka ushtruar dhunë mbi gruan e tij dhe bashkëshortet e dy djemve të tij.

Lajmi është bërë me dije nga policia mëngjesin e së shtunës.

"-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan K. Q., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy bashkëshorteve të djemve të tij;

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.", njofton policia.

Uniformat blu bëjnë me dije gjithashtu se një 36-vjeçar është arrestuar pasi në rrugën “Skënder Sollaku”, i ka vjedhur monopatinën një shtetaseje.

Në pranga ka rënë M. P., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa Policia Rrugore arrestoi 45-vjeçarin me iniciale A. SH, banues në Orikum, dhe M. R., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane cmenduri dhune

Lini një Përgjigje