TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2026, 15:26

Mori tenderë nga ish-kreu i ARRSH, lirohet nga burgu biznesmeni Elvis Lami!

Shkruar nga Pamfleti
Mori tenderë nga ish-kreu i ARRSH, lirohet nga burgu biznesmeni Elvis Lami!
Apeli GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga paraburgimi biznesmenin Elvis Lami, i akuzuar në dosjen ku përfshihet edhe ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi. Lami u arrestua në mars 2024, nën dyshimet se kishte përfituar tendera nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me ndihmën e Berberit. Ky i fundit ndodhet gjithashtu i arrestuar dhe në proces gjyqësor.

Apeli GJKKO-së ka liruar nga qelia biznesmenin Ervis Lami, ortakun e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberi. Lami u lirua nga qelia pak ditë pasi SPAK kërkoi që biznesmeni të dënohej me 4 vite shërbim prove, pasi mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Ervis Lami, administronte firmën ‘DAAM’, e cila sipas SPAK ishte në pronësi të kreut të ARRSH-së Evis Berberi. SPAK është shprehur se përfitimi i Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë 'DAAM' shpk janë investuar në pasuri të paluajtshme.

SPAK pretendonte se kishte prova të mjaftueshme dhe përgjime se si ishin përfituar tenderët dhe dyshimet për aferat korruptive. Vendimi i kthimit në qeli ndaj tij ishte marrë më 25 korrik 2024, kurse sot është liruar pasi iu revokua masa e sigurisë “arrest me burg”, pas kërkesës së palës mbrojtëse.

Më herët SPAK sekuestroi pasuritë e Lamit, konkretisht kompania DAAM dhe 5 sipërfaqe toke të kësaj kompanie.

Elvis Lami u arrestuan mbrëmjen e 13 marsit 2024 me urdhër të SPAK bashkë me Valter Begajn dhe Ervis Berberin. Biznesmeni akuzohej për korrupsion aktiv dhe pastrim parash në tendera dhe shitje fiktive.

 

apeli gjkko biznesmeni elvis lami! arrsh

Lini një Përgjigje