
Detaje të reja bëhen të ditura lidhur me ngjarjen që ka tronditur sot Shkodrën.
Motra e gruas pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka deklaruar se Alma Arrizi dhunohej barbarisht nga bashkëshorti bashkë me fëmijët.
Dëshmia e saj por dhe shenjat e dhunës në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për të vënë në pranga Ergys Arrizin për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”.
Vajza e tyre 9-vjeçare është gjetur dje nga një peshkatar e pajetë në ujërat e lumit Drin, ndërsa dyshohet se edhe nëna me dy fëmijët e tjerë janë vetëmbytur për shkak të dhunës së ushtruar.
Për rastin e rëndë, policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin Ergys Arrazi për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës.
Ka qenë 31-vjeçari që ka kallëzuar në polici më 3 Maj se 1 ditë më parë ishin larguar nga banesa bashkëshortja e tij, 39-vjeçarja Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e tyre të mitur, përkatësisht 9, 8 dhe 3 vjeç. Mënjëherë më pas, është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.
Lini një Përgjigje