TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Maj 2025, 17:51

Nga aeroporti i Dubait në Rinas, publikohen pamjet e ekstradimit të Florenc Çapjas; shihni si ka ndryshuar (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nga aeroporti i Dubait në Rinas, publikohen pamjet e ekstradimit të

Ai është dënuar me burg përjetë për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqiri në Elbasan.

Është ekstraduar nga Dubai i shumëkëruari Florenc Çapja. Pak më parë ai ka zbritur në Rinas, ku kanë mbërritur forca të shumta policore për ta shoqëruar atë drejt Tiranës.

Në pamjet e publikuara shihet një prani e madhe e forcave RENEA, të cilat e fusin me shpejtësi në furgon. Po ashtu shihet dhe momenti i shoqërimit në aeroportin e Dubait. 

Ndërkohë është publikuar dhe një foto e tij, që tregon se si ka ndryshuar. Ai është dënuar me burg përjetë për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqiri në Elbasan.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, me partnerët e Policisë së Shtetit, nëpërmjet strukturave të INTERPOL-it, në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua me sukses arrestimi për herë të dytë në Dubai dhe ekstradimi në Shqipëri, i të shumëkërkuarit ndërkombëtarisht, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit F. Ç., 44 vjeç, të lindur në Elbasan.

Nga aeroporti i Dubait në Rinas, publikohen pamjet e ekstradimit të
Foto aktuale

44-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga GjKKO-ja, në vitin 2022, për veprën penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale ”Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga aeroporti i Dubait në Rinas, publikohen pamjet e ekstradimit të
Fotoja që qarkullonte në media

Ekstradimi i shtetasit të shumëkërkuar F. Ç., dëshmi e bashkëpunimit shumë të mirë të Policisë së Shtetit me partnerët ndërkombëtarë.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar, për vijimin e operacioneve policore me objektiv lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje