
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, është gjetur i vrarë në oborrin e banesës. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Salamis.
Dyshohet se viktima është i moshës 55 vjeç, ndërsa raportohet se është qëlluar me një plumb në kokë. Bëhet me dije se ishte një i afërm i viktimës që ka lajmëruar autoritet.
Autori i vrasjes dyshohet të jetë një shqiptar, por nuk dihet asnjë arsye. Sakaq, hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen.
Lini një Përgjigje