TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Korrik 2026, 21:55

Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe drejtësinë!

Shkruar nga Pamfleti
Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe
Foto ilustruese

Qeveria do të paguajë kompaninë ‘G37 Chambers’ për të monitoruar punën e prokurorisë...

Teksa SPAK po heton një numër gjithnjë e më të madh zyrtarësh të lartë të politikës shqiptare, qeveria ka vendosur të angazhojë një kompani ndërkombëtare për të monitoruar nga afër punën e saj dhe të prokurorive të rretheve.

Me një vendim të miratuar sot nga Këshilli i Ministrave, ministri i Drejtësisë është autorizuar të negociojë drejtpërdrejt me Guernica 37 Chambers (G37 Chambers), një grup avokatësh me qendër në Londër, për ofrimin e shërbimit të konsulencës gjatë vitit 2026.

Sipas vendimit, kompania do të ndihmojë Ministrinë e Drejtësisë në monitorimin e prokuroisë nëse i ka zbatuar si duhet apo jo rekomandimet e qeverisë për luftën ndaj kriminalitetit.

Lëvizja vjen në një moment kur SPAK është kthyer në institucionin më të rëndësishëm të drejtësisë shqiptare dhe njëherazi në makthin e klasës politike. Në kampin e mazhorancës, disa ish-ministra, ish-kryebashkiakë dhe zyrtarë të lartë janë nën hetim apo në procese gjyqësore, ndërsa në opozitë ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në burg dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, është marrë i pandehur.

Rama kontrakton kompani nga Britania për të monitoruar SPAK dhe
Vendimi i qeverisë

Zyrtarisht, objekti i kontratës nuk është kontrolli i SPAK-ut, por ndjekja e zbatimit të rekomandimeve prioritare në luftën kundër kriminalitetit. Megjithatë, fusha e punës prek drejtpërdrejt institucionet e drejtësisë, pasi parashikon monitorimin e metodologjisë së zbatimit të rekomandimeve, analizimin e mënyrës së raportimit dhe mbledhjes së informacionit, si edhe bashkërendimin ndërinstitucional mes strukturave përgjegjëse.

Sipas vendimit të qeverisë, negociatat do të përqendrohen në:

-ndjekjen në vazhdimësi të zbatimit të rekomandimeve prioritare në luftën kundër kriminalitetit;
analizimin e platformave dhe formateve të raportimit;

-përmirësimin e mekanizmave të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet institucioneve.

Kush është G37 Chambers?

Guernica 37 Chambers është një grup barristerësh dhe ekspertësh të së drejtës ndërkombëtare me seli në Londër, i specializuar në të drejtën penale ndërkombëtare, arbitrazh, ekstradime, rikuperim asetesh dhe çështje të të drejtave të njeriut. Anëtarët e saj kanë përfaqësuar çështje në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si edhe në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kompania ka zhvilluar aktivitet në dhjetëra vende të botës, përfshirë Kosovën, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën, Ukrainën, Izraelin, Libinë, Sirinë, Argjentinën dhe Shtetet e Bashkuara.

Normalisht ngrihet pyetja, Ministria e Drejtësisë çfarë pune bën? Pse duhet të harxhohen miliona euro për një kompani kur kjo është punë e vetë Ministrisë së Drejtësisë? Apo fshihet diçka tjetër? /Pamfleti

rama spak

4 Komente

  1. T
    Tony

    Tani ia futi plumbin vehtes. Britaniket jane mosperfilles me probleme ordinere, por me ato me potence jane shume profesionale. Ne se i ka marre Britaniket mendon se do fitoje, duke u nisur me kodoshlleqet e kontratave e pronesise. Do luhet para e madhe per keto pune e pagesen do e kryeje populli. Ne se Britaniket punojne pa hile mjer kulufe e kompani ku do perfundojne.

    1. E
      Emigranti 1991

      Po diella, do ngrohet ne diell.. Apo e ka harru edhe vetë Edi. Nuk është çudi, i lë çelsat shpesh ky i joni,mbi piano.

      1. n
        noname

        po Krollin kur do e marr, po BIG FOUR kur do e marr? Po merr mbrojtjen e tij me kete kompani sepse beteja eshte bere tashme nderkombetare ????

        1. I
          Igli

          Vazhdojnë këshillat e Toni te Blerit qe i dha sekretet e funksionimit apo mos funksionimit te Anglise dhe BE-s e vazhdojnë rruajtjen e fondeve me revan se gjoja nuk ka kush i kap po do lënë gjurmë e shifra ku te kapen patjetër

          Lini një Përgjigje