TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Korrik 2025, 17:56

Ngjarje e rëndë në Krujë, babai përplas për vdekje vajzën 4-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarje e rëndë në Krujë, babai përplas për vdekje
Foto Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kujë.

Vetëm pak orë pasi humbën jetën tre persona dheu plagosën disa të tjerë nga aksidentet e njëpasnjeshme, raportohet të ketë ndodhur sërish një aksident fatal. 

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka përplasur aksidentalisht vajzën e tij 4-vjeçare në ambientet e biznesit të tij. Fatkeqësisht si pasojë e perplasjes vogëlushja 4-vjeçare ka humbur jetën në spital. 

"Me datë 23.07.2025, në zonën e Qerekës, automjeti me drejtues shtetasin A. S., dyshohet se në ambientet e biznesit të tij, aksidentalisht ka përplasur vajzën e tij të mitur, rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të rastit", njofton policia.

Lini një Përgjigje