TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Maj 2023, 09:22

"Nuk kemi të bëjmë me një gjakmarrje klasike”, eksperti: Vrasja e Nikulajt nxori paaftësinë e policisë dhe SHISH

Shkruar nga Pamfleti
"Nuk kemi të bëjmë me një gjakmarrje klasike”,

Shemsi Prençi, ekspert i Policisë u shpreh se vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt në Shëngjin nxori zbuluar policinë dhe SHISH që sipas tij kanë dështuar me parandalimin.

Ai theksoi se përpos momentit të ekzekutimit nga portugezi, gjithë pjesa tjetër e organizmit ka qenë amatoresk.

Kjo ngjarje nxori që policia e shtetit dhe SHISH e kanë humbur profesionalizimit në parandalim .Një atentat i kësaj forme pavarësisht se kush është viktima dhe problematikat që mund të ketë pasur, shteti është i detyruar ta mbrojë si qytetar, biznesmen apo politikan. Policia nuk ka pasur fare punë parandaluese. Të vijnë 5 persona të panjohur, të angazhohen të gjithë këta për të vrarë një biznesmen dhe politikan lokal dhe policia të mos marrë asnjë informacion për dy muaj rresht është e pafalshme. Nxjerr në pah punën e dobët të policisë dhe SHISH. Përjashtuar momentin e ekzekutimit ku killeri portugez e ka bërë me gjakftohtësinë më të madhe gjithë pjesa tjetër e skenarit të realizimit të vrasjes nga rekrutimi, gjetja e motorit, vëzhgimi është tërësisht amatoresk, lehtësisht e zbulueshme. Kanë lënë shumë gjurmë, kanë bërë shumë aktivitete, janë ekspozuar shumë. Ka amatorizëm dhe policia është e papërgatitur. Mund të parandalohej, duhet të ishte siguruar informacion operativ. Ekzekutori nuk ishte amator, duhet të kishin një dyshim. Policia e Lezhës, si mundet që personazhe të tilla pa një aktivitet turistik të qëndrojnë për dy muaj pa u vënë re.”-tha Prençi.

E ndërsa gjakmarrja është pista kryesore e hetimit për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ai thotë se rasti nuk ka të bëjë me gjakmarrjen klasike.

"Nuk kemi të bëjmë me një gjakmarrje klasike. Ata që mendojmë ne që e kanë organizuar ose dyshon policia duhet t'u kishin çuar fjalë, e kemi vrarë ne, e përmban Kanuni. Me Kanun nuk mbulohet, nuk i shkon në shtëpi",- u shpreh Prençi.

shemsi prençi vrasja e nikulajt

Lini një Përgjigje