Elona Kalesha, autorja e akuzuar për vrasjen e prindërve të ish të dashurit të saj, Teuta dhe Shpetim Pashko, të zhdukur në nëntor të 2015, eshtrat e të cilëve u gjetën në dhjetor të vitit 2020 u dënua ditën e sotme nga Gjykata e Lartë e Firences me 30 vite burg. Ajo akuzohet për vrasje të dyfishtë, përçmim dhe fshehje të trupit. Gjyqi u zhvillua në Santa Verdiana në Firence.
Elona Kalesha u arrestua nga policia italiane për vrasjen makabre të çiftit Pasho, pasi dyshohet se e kreu vrasjen me paramendim dhe sipas hetuesve ajo kishte si qëllim që të eliminonte ‘vjehrrit’, për t’u marrë 40-mijë eurot, por edhe për shkak se mendohet se ajo e urrente nënën e Taulanit, pasi Teuta nuk e donte nusen e djalit.
Përveç debateve të tjera, hetimet treguan se në familjen Pasho kishte pasur shpesh grindje, madje mamaja e Taulantit, Teuta i kishte thënë që të zgjidhte mes familjes dhe Elonës.
Vrasja ka ndodhur një ditë përpara se Taulanti, djali i çiftit që u vranë nga Elona, të lirohej nga burgu, ndërsa ata ishin në gjumë.
Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes.
Një valixhe, pastaj një tjetër dhe një tjetër, ishin katër valixhe të cilat, pas zbulimit të së parës, dolën nga një fushë midis autostradës Firence-Piza-Livorno dhe burgut Sollicciano.
Brenda, ishin mbetjet e frikshme të një burri dhe një gruaje. Ishte dhjetori i vitit 2020 dhe brenda pak ditësh karabinierët arritën të zbulonin se ato trupa i përkisnin Shpëtim dhe Teuta Pashos , bashkëshortëve shqiptarë të zhdukur që prej 1 nëntorit pesë vite më parë.
Ata nuk ishin zhdukur, por rezultuan të ishin viktima të një vrasjeje . Kush mund t’i kishte vrarë ata? Duke marrë parasysh një diferencë të konsiderueshme kohore, prokurori u përqendrua në rrethin familjar të çiftit dhe në pak ditë rrethi u shtrëngua rreth Elona Kaleshës, në momentin e zhdukjes, ajo ishte e dashura e djalit të Pashos, Taulantit.
Krimi dyshohet se ka ndodhur në banesën në via Fontana, në Firence, të cilën gruaja e kishte marrë me qira në emrin e saj.
Lini një Përgjigje