
Shpërndanin materiale të abuzimeve seksuale me të mitur, arrestohen 20 persona.
Organizata ndërkombëtare policore (Interpol) ka arrestuar 20 persona në Evropë dhe kontinentin amerikan, pas një operacioni të kryer në bashkëpunim me 12 shtete, për të luftuar abuzimin seksual me fëmijë.
Operacioni i udhëhequr nga policia spanjolle, ka nisur në fund të vitit të kaluar, pasi disa zyrtarë policorë kanë identifikuar grupe mesazhesh online, në të cilat kanë qarkulluar imazhe të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.
Sipas Interpol, autoritetet spanjolle arrestuan 7 persona, mes tyre një punëtor shëndetësor dhe një mësues.
Punëtori shëndetësor dyshohet se i ka paguar të miturit në Evropën Lindore për imazhet eksplicite, ndërsa mësuesi është akuzuar për posedim dhe shpërndarje të materialit të abuzimit seksual me fëmijë në disa platforma online.
Autoritetet në Amerikën Latine arrestuan 10 të dyshuar në shtatë shtete, përfshirë tre në El Salvador dhe një mësues në Panama. Të dyshuarit tjerë janë arrestuar në pjesë tjera të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.
Interpoli ka njoftuar deri tani janë identifikuar edhe 68 të dyshuar tjerë dhe që hetimet janë duke vazhduar.
Lini një Përgjigje