Kronike19 Maj 2023, 13:45

Përndiqte 4 vajza të mitura dhe iu dërgonte video intime, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Përndiqte 4 vajza të mitura dhe iu dërgonte video intime,

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi ka përndjekur 4 vajza të mitura (nxënëse të një shkolle 9-vjeçare), për një periudhë tre mujore.

Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari është Elson Zaganjori.

Sakaq, mësohet gjithashtu se 35-vjeçari iu dërgonte përmes rrjeteve sociale materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme.

Njoftimi i policisë:

Përndoqi 4 shtetase të mitura (nxënëse të një shkolle 9-vjeçare), për një periudhë tremujore, vihet në pranga 35-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të marra nga disa nxënëse të një shkolle 9-vjeçare, në qytetin e Shkodrës, se një shtetas i përndiqte prej disa muajsh, dhe iu dërgonte përmes rrjeteve sociale, materiale filmike me përmbajtje të papërshtatshme, ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Shkodër.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, me qëllim verifikimin e plotë të këtyre kallëzimeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Përndjekja”, ndaj të miturve.

 

4 vajza perndjekje video intime shkoder arrestim