TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Nëntor 2024, 13:17

Plagosja e 19-vjeçarit, dalin pamjet e rënda nga sherri me thika në "Qytet Studenti"

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja e 19-vjeçarit, dalin pamjet e rënda nga sherri me thika

Pamje të rënda janë publikuar nga sherri me thika, ku mbeti i plagosur studenti 19-vjeçar.

Dy astudentët e universitetit privat “Metropolitan”, më 21 nëntor, u përfshinë në një konflikt që përfundoi në përdorimin e armëve të ftohta.

Pak metra larg institucionit arsimor, autori i dyshuar Ajdin Ajvazi plagosi me thikë 19-vjeçarin Aron Demiraj.

Ngjarja ndodhi në një rrugicë, ndërsa  i plagosuri menjëherë vrapoi në një fast food ngjitur me shkollën ku kërkoi ndihmë.

Autori, pas ngjarjes hodhi thikën dhe u largua, por u arrestua pak minuta pas plagosjes.

Aron Demiraj mori tre goditje me thikë në brinjë, qafë dhe shpatull.

Klikoni për të parë videon

Lini një Përgjigje