TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Qershor 2025, 10:44

Plagosja e kamerierit 15-vjeçar në Tiranë, identifikohet autori; arrestohen punonjësit e picerisë që fshehën ngjarjen

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e kamerierit 15-vjeçar në Tiranë, identifikohet
Plagosja e kamerierit 15-vjeçar në Tiranë

Një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur në picerinë “Fantazia” në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.

Për ngjarjen është shpallur në kërkim motorrsti, Aldi Neziri dhe administratori Leonardo Mejdani.

Janë arrestuar gjithashtu edhe 3 punonjës të picerisë pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen dhe kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e saj.

Ata dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë fshehur pamjet filmike të kamerave të sigurisë.

Ndërsa, në pranga kanë përfunduar Ferit Basha, Andi Hyka, Keivin Bala.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, te “Ali Demi”, ku u plagos me armë zjarri një 15-vjeçar, kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe disa shtetas të përfshirë në përfshirë në këtë rast.

Në vijim të veprimeve procedurale:
-u shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi A. N., 21 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-u shpall në kërkim L. M., 24 vjeç, administratori i picerisë ku ndodhi ngjarja, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-u arrestuan shtetasit F. B., 20 vjeç, A. H., 29 vjeç dhe K. B., 20 vjeç, punonjës të picerisë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Këta shtetas dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetase 15 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.', njofton policia.

plagosja e kamerierit 15-vjeçar në tiranë administratori

Lini një Përgjigje