TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Nëntor 2025, 09:38

Plagosja me armë në Tiranë, identifikohet autori i dyshuar; policia e shpall në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja me armë në Tiranë, identifikohet autori i dyshuar;

Të tjera detaje janë zbardhur nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e së dielën në zonën e Institutit.

I plagosuri Marilen Jata është qëlluar me armë zjarri, ndërsa plumbi e ka në këmbë.

Sipas News24, autori i dyshuar është shoku i të plagosurit dhe është identifikuar si Fatmir Frroku.

Dyshohet se shkak i plagosjes është një konflikt që kanë pasur muaj më parë mes autorit të dyshuar dhe të plagosurit.

Nga hetimet ka rezultuar se autori i dyshuar i është shfaqur befasisht të plagosurit, sapo është futur në rrugicë, për të shkuar në banesë.

Pritet që oficerët e policisë të marrin në pyetje të plagosurin në Spitalin e Traumës për motivet dhe përplasjet që kishte me autorin.

"Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në një njoftim të Policisë.

Lini një Përgjigje