TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Nëntor 2024, 00:19

Plagosja në Tiranë, dyshohet për atentat; policia jep detaje mbi ngjarjen

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja në Tiranë, dyshohet për atentat; policia jep detaje mbi

Policia ka reaguar mbi plagosjen me armë zjarri mesnatën e sotme

Sipas saj, i plagosur ka mbetur 52- vjeçari Eduard Reçi. Mësohet se ai është me origjinë nga Dibra. 

52-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës. 

"Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën "Faik Konica" është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim", njofton policia. 

Dyshimet janë se mund të kemi të bëjmë me atentat. 

 

Lini një Përgjigje