
Një sherr mes dy personave ka ndodhur në Vlorë dhe për pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën.
Mësohet se dy persona janë konfliktuar me grushte dhe sende të forta, dhe si pasojë ka ndërruar jetë Armando Meto rreth 55-vjeç.
Sherri ka nisur në një lokal, ndërsa për shkak të sherrit personi që humbi jetën ka përplasur kokën në pllakat e lokalit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia ka shoqëruar disa persona, por ka edhe kamera në lokalin ku ka ndodhur ngjarja për ta zbardhur. Shkak i sherrit mes dy personave mendohen borxhet.
"Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.", njofton policia.
Lini një Përgjigje