TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Janar 2024, 08:12

“Po bënin zhurmë dhe e shanë”, e moshuara tregon ngjarjen në Shkodër: Pse nuk pranoi të dorëzohej!

Shkruar nga Pamfleti

“Po bënin zhurmë dhe e shanë”, e moshuara tregon

Bashkëshortja e Fasli Hykës, Hyrije Hyka, ka dëshmuar se si burri i saj qëlloi në drejtim të tre të rinjve të cilët i shpëtuan plumbave.

83-vjeçarja rrëfen se bashkëshorti i saj Fasli Hyka dëgjoi disa zhurma pas mesnate që vinin nga rruga dhe po i shqetësonin dy të moshuarit. Në atë moment ka telefonuar policinë duke i kërkuar që të vinin për të vendosur qetësinë. Pa kaluar shumë kohë 83-vjeçarja, e cila ndodhej në shtrat në atë moment tregon se dikush e ka sharë burrin e saj, i cili ka marrë çiften më pas duke qëlluar në drejtim të tyre.

Bashkëshortja e 83-vjeçarit që u arrestua nga FNSH pasi u neutralizua brenda banesës në operacionin që zgjati 3 orë e gjysmë, thotë se burri i saj deshi të dorëzohej në polici në orët e mëngjesit ndaj edhe nuk pranoi më përpara derisa u arrestua pas ndërhyrjes nga efektivët.

Fasli Hyka sipas bashkëshortes së tij përveç punëve normale gjatë regjimit të komunizmit ka punuar edhe në sigurimin e shtetit si agjent vullnetar.

83-vjeçarja është e vetme në shtëpi tashmë pas arrestimit të burrit të saj ndërsa lëviz me shumë vështirësi për shkak të disa sëmundjeve që ka. Çifti i të moshuarve jetojnë prej vitesh të vetëm në shtëpi ndërsa autori i dyshuar Fasli Hyka ka një djalë nga martesa e tij e parë. 

Lini një Përgjigje