TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2026, 16:33

Policia jep detaje për aksidentin tragjik: Shoferi humbi kontrollin e mjetit, mes të plagosurve edhe fëmijë

Shkruar nga Pamfleti
Policia jep detaje për aksidentin tragjik: Shoferi humbi kontrollin e
Pamje nga aksidenti

Shoferi humbi krejt papritur kontrollin, viktima dhe të plagosur...

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur mesditën e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës, ku një furgon i linjës së Beratit doli nga rruga, duke shkaktuar  viktima dhe 15 të plagosur.

Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, deklaroi se, sipas të dhënave paraprake, automjeti nuk ka pasur kontakt me mjete të tjera, por drejtuesi ka humbur kontrollin, duke u përplasur me trafikndarësen.

"Për arsye të paqartë deri tani, mjeti nuk ka pasur kontakt, por ka humbur kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen. Konfirmohen 2 viktima dhe 15 të plagosur. Një nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët janë në gjendje stabël. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë. Paraprakisht dyshohet humbja e kontrollit nga shoferi, por kjo do të jetë objekt verifikimi", u shpreh Vatoci.

Më pas policia përditësoi të dhënat, ku njoftoi se viktimë ka mbetur vetëm shoferi. Ndërsa një fëmijë, i cili arriti pa shenja jete në spital, u arrit të rikthehet në jetë. 

Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën në vendngjarje për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa priten edhe rezultatet e ekspertizave që do të përcaktojnë dinamikën e ngjarjes.

 

aksident durres

Lini një Përgjigje