Policia ka reaguar për ngjarjen në Mamurras ku u qëllua me armë ndaj një dyqani. Në media dolën foto dhe detaje se ishte qëlluar në drejtim të një biznesi, por polica nuk kishte reaguar. Menjëherë pas publikimit të lajmit erdhi njoftimi i shtypit, ku bëhet me dije se është bërë identifikimi i autorit, i cili është shpallur në kërkim. Ndërkohë nga të shtënat ka pasur vetëm dëme materiale.
“Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e dyqanit në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili dyshohet se ka qëlluar për motive të dobta.
Për arsye hetimi për momentin nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij
Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje