TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Qershor 2023, 10:22

Publikohen fotot, kush janë 2 ish-futbollistët që i vendosën tritol biznesmenit në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen fotot, kush janë 2 ish-futbollistët që i vendosën

Është publikuar fotoja e Seadet Myftia dhe Zabit Mehmedaj, të shpallur në kërkim për tritolin e vendosur në banesën e 52 vjeçarit Agim Uraj ditën e djeshme.

Të dy të shpallurit në kërkim rezultojnë të kenë qenë futbollistë. Konkretisht Seadet Myftia ka luajtur më parë me skuadrën e Tërbunit, ndërsa Zabit Mehmedaj është ish futbollist i Vllaznisë.

Të dy të 27-vjeçarët mësohet se janë shpallur në kërkim edhe për ngjarje të tjera kriminale. Zabit Mehmedaj ishte shpallur në kërkim për sherrin me sende të forta të ndodhur dy javë më parë për shezllonet.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 29 qershor 2023, në lagjen “10 Korriku”.  Mësohet se ish-futbollistët kanë vendosur tritolon në garazhin e automjeteve të 52-vjeçarit Agim Uraj, i cili është biznesmen i njohur në zonë.

Policia njoftoi se pas ngjarjes në lagjen “10 Korriku”, dy të rinjtë janë larguar me një motor të vjedhur në Shkodër.

“Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave në vendngjarje, si dhe këqyrjes së kamerave në aksin rrugor përmes të cilit dyshohet se mund të ishin larguar autorët, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe identifikimi i 2 autorëve të dyshuar të saj. Gjithashtu, nga këto veprime dyshohet se 2 autorët e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes, me një motomjet të vjedhur në qytetin e Shkodrës, pak para ngjarjes. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasit S. M, 27 vjeç dhe Z. M., 27 vjeç, të shpallur në kërkim edhe më parë, për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Vijon puna intensive për kapjen e tyre”, njoftoi policia.

Publikohen fotot, kush janë 2 ish-futbollistët që i vendosën

tritol biznesmen shkoder

Lini një Përgjigje