
Një emigrant shqiptar nga Erseka, që punonte në Greqi si çoban, është gjetur i pajetë pranë kufirit vetëm dy ditë pasi punëdhënësi i tij grek e kishte denoncuar të humbur.
Burime nga policia bënë sot me dije se viktima është identifikuar si 60-vjeçari me inicialet F.K., i cili punonte si bari në vendin fqinj. Trupi i pajetë u gjet në malin e Gramozit, në tokën greke ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar dinamikën dhe shkaqet.
Viktima ka humbur kontaktet me punën e tij prej datës 22 shtator dhe është deklaruar i humbur nga vetë punëdhënësit.
Ai u gjet ditën e sotme i pajetë në afërsi të fshatit Gramoz, në tokë greke, ndërsa do të kryhen veprimet nga ana e autoriteteve të shtetit fqinj. Nuk jepen detaje nëse në trupin e tij ka shenja dhune apo jo, ndërsa pritet të bashkëpunohet edhe me palën shqiptare.
Po pse i ndjeri nuk ruante blegtorinë në Ersekë në krahun shqiptar të malit të Gramozit? Sepse 'Kasta politike' me krymafiozin Ramiz Alia, për ta shpopulluar Shqipërinë i shpronësoi të gjithë shqiptarët. sa mijra shqiptar janë çoban delesh, dhish, derrash, pulash, bletësh,argat në gjithë botën? "Kasta politike e Tiranës ju bën apel kur ka zgjedhje. Jua deformon vullnetin, dhe vjedh fondet.