TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shtator 2025, 11:37

I akuzuar për vrasjen e Gjin Boriçit, Apeli i Posaçëm jep vendimin për Denis Bajrin

Shkruar nga Pamfleti
I akuzuar për vrasjen e Gjin Boriçit, Apeli i Posaçëm
Denis Bajri-Gjin Boriçi

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg” për Denis Brajoviq, i cili u ekstradua në muajin korrik të këtij viti nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë për llogari të Prokurorisë së Posaçme.

Brajoviq akuzohet si autor i vrasjes së Gjin Ndoj (Boriçi) ngjarje e ndodhur në muajin gusht të vitit 2020 në Vaun e Dejës.

Denis Brajoviq ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes “‘Metamorfoza”. Nga komunikimet e zbërthyera në aplikacionin Sky Ecc, rezultoi se urdhërues i eliminimit të Gjin Ndoj ishte Behar Bajri, ndërsa ekzekutor Denis Brajoviq. Ai u arrestua më 27 shkurt të vitit 2024 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Denis Bajri akuzohet për veprat penale; "vrasja me paramendim", kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; "prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve"; "grupi i strukturuar kriminal"; "kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale"; dhe "sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

SPAK ka mundur të zbardhë biseda që konfirmojnë autorësinë e vrasjes dhe që korrespondojnë fiks me oraret e ekzekutimit. Fillimisht, Denis Bajri në “SkyECC” njofton Behar Bajrin dhe i shkruan “kryvi”. Të njëjtin mesazh pak minuta më vonë ia nisën edhe Ervis Martinajt.

Për këtë vrasje, biznesmeni Pëllumb Gjoka ishte ai që pajtoi Behar Bajrin dhe Behari ia la porosi Denisit, në këmbim më pas Gjoka kërkoi vrasjen e ish-policit të burgut, Kleanth Musabelliu, i cili shpëtoi. Behar dhe Gjin Boriçi ishin miq në atë kohë, ndërsa pas vrasjes i shkoi në varrim.

Lini një Përgjigje