TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2024, 21:22

Rikthehen atentatet/ Ekzekutimi në Ndroq trondit vendin, autori në arrati; policia kontrolle në Durrës dhe Shijak!

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen atentatet/ Ekzekutimi në Ndroq trondit vendin, autori në

Në momentin që Dedja u ngrit të përqafonte ‘mikun’ e tij, ky i fundit e qëlloi me dy plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Tirana u trondit pasditen e sotme nga një ekzekutim që iu bë 50-vjeçarit, Alfred Dedja në një lokal në zonën e Ndroqit. Gjithçka nisi rreth orës 15:30, ku në lokalin që ndodhej 50-vjeçari u fut “miku” i tij, 27-vjeçari, Julian Gjoshi, ky i fundit e qëlloi me dy plumba duke e lënë të vdekur në vend.

Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Alfred Dedja, rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi fillimisht policia.

Menjëherë pas ekzekutimit të 50-vjeçarit, Gjoshi del me vrap nga lokali dhe hipën në makinën e tij tip “Benz” për tu larguar më pas me shpejtësi në drejtim të Durrësit.

Pas hetimeve të kryera nga policia rezultoi se, si viktima ashtu dhe autori, ishin persona me të shkuar kriminale dhe emra të njohur për drejtësinë.

Kush ishte Alfred Dedja?

Rikthehen atentatet/ Ekzekutimi në Ndroq trondit vendin, autori në
Alfred Dedja

Viktima rezultoi një person i skeduar për vjedhje dhe trafik droge. Në vitin 2014, Alfred Dedja ishte arrestuar pasi akuzohej për vjedhje. Ai u prangos në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, pasi dyshohej se kishte thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar, duke vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash.

Ai rezultoi të ishte autor i mbi 15 vjedhjeve të ndodhura dhe kishte marrë shuma të mëdha parash, sende personale, çanta, lap-top etj, materiale të cilat gjendeshin në brendësi të makinave të vjedhura. Mësohet se Dedja i kryente vjedhjet në makinat që u përkisnin të afërmve të pacientëve që ishin shtruar në spital. Ndërsa në vitin 2017, është vënë në pranga për trafik të lëndëve narkotike.

Kush është Julian Gjoshi?

Rikthehen atentatet/ Ekzekutimi në Ndroq trondit vendin, autori në
Julian Gjoshi

27-vjeçari Julian Gjoshi rezultoi të jetë arrestuar mbrëmjen e 18 Janarit 2021 për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve”, si dhe “Drejtim mjetit në gjendje të dehur”. Bashkë me të ishte në makinë dhe një person tjetër, i quajtur Edvin Barçi i thirrur me nofkën “Boli”. Gjoshi rezulton të jetë kunati i Altin Hajrit, të “fortit” të Shijakut, i shpallur në kërkim për vrasjen e Jan Prengës në ambientet e kompleksit “Golden” në Shijak.

Pikërisht, Julian Gjoshi rezulton të jetë kunati për të cilin Hajri kërkoi ndihmë te ish-deputeti i PS-së, Jurgys Çyrbja për ta nxjerrë nga burgu, pas kapjes së tij nga policia me armë pa leje.

Kush është pista kryesore e hetimit?

Aktualisht sipas hetimeve të kryera nga policia, rezulton që pista kryesore e këtij atentati është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Ndërkohë që mësohet se aktualisht policia ka shoqëruara disa persona për t’i marrë në pyetje. Gjithashtu, duke qenë se 27-vjeçari është larguar drejt Durrësit, policia ka nisur kontrolle në zonën e Shijakut dhe në Durrës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Çfarë u gjet në vendngjarje?

Pas ekspertimit dhe mbledhjes së provave në vendngjarje, policia mësohet se gjeti në trupin e viktimës një armë e cila është sekuestruar si provë materiale. Pas përfundimit të mbledhjes së provave, trupi i 50-vjeçarit u transportua drejt morgut të Tiranës për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore.

Vlen të theksohet se viktima dhe autori kanë pasur përplasje edhe kohë më parë. 50-vjeçari jetonte kryesisht mes Italisë e Shqipërisë dhe mes dy personave ka pasur njohje të hershme.

Dyshohet se autori mund të ketë pasur edhe një person ndihmës për largim nga vendngjarja, por pamjet e mundshme të kamerave të sigurisë mund të zbardhin detaje të tjera nga dinamika e krimit. Detaje më të hollësishme pritet të jepen nga një deklaratë e plotë e policisë lidhur me ngjarjen./Pamfleti

Lini një Përgjigje