
Pas disa orësh ekspertize dhe mbledhje të provave në vendngjarje, trupi i 50-vjeçarit Alfred Dedja është transportuar në Morg.
Të veshur me kostumin e bardhë dhe të ndihmuar nga efektivë të pranishëm civilë, punonjësit me barelë, të mbuluar me çarçaf të bardhë, duket tek e zhvendosin viktimën drejt mjetit që do bënte edhe transportin drejt Morgut, për kryerje të veprimeve të tjera proceduriale dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore.
Kujtojmë se për vrasjen e 50-vjeçarit në, në Ndroq, policia ka shpallur në kërkim si autor të krimit Julian Gjoshin, 27 vjeç, nga Shijaku, me precedentë penalë të mëparshëm për armëmbajtje pa leje, në vitin 2021.
Ai njëkohësisht rezulton të jetë kunati i të shumëkërkuarit Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, i akuzuar për organizimin, rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës, në vitin 2020.
Lini një Përgjigje