Një sherr i dhunshëm ka ndodhur pak para mesnatës së sotme tek vendi i quajtur Rrapi, në zonën e "Ujit të Ftohtë" në Vlorë.
Sipas burimeve bëhet me dije se disa persona janë konfliktuar me shkelma, grushta, sende të forta dhe deri në përdorimin e thikës.
Dyshohet si i plagosur ka mbetur Gazmend Vreshtazi 57-vjeç, ndërsa 4 persona janë shoqëruar në polici.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje