
Vijojnë lëvizjet në rradhët e Policisë së Shtetit, ndërsa janë firmosur një seri ndryshimesh në strukturat drejtuese, kryesisht shefat e Komisariateve.
Ndërsa më herët kanë lëvizur 8 shefa komisariatesh, të tjera ndryshime raportohen në orët e mbrëmjes.
Lëvizjet përfshijnë edhe Policinë Kufitare, jo vetëm shefa komisariatesh, duke filluar nga Kurbini deri në Himarë e Sarandë, raporton News24.
Ndryshimet e fundit:
Ajet Bega është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin.
Leonard Ndreka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh.
Krenar Guçe është emëruar Zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
Gentian Dedej është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec.
Faik Ruko do të jetë shef i Komisariatit të Policisë Korçë.
Florian Dano do të drejtojë Policinë Kufitare në Dibër.
Elvid Shehu është emëruar në Policinë Kufitare në Sarandë.
Ferit Merkaj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Himarë.
Kliton Zharri do të jetë shef i Komisariatit të Policisë në Cërrik.
Gjatë orëve të mesditës u njoftuan ndryshime në pothuajse të gjitha komisariatet e Tiranës, si dhe në atë të Kukësit dhe Shkodrës.
Kështu, sipas raportimeve zyrtare, lëvizjet e firmosura ishin:
Idriz Daulle nga zv/drejtor i Rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.
Besmir Qibini nga Shef Komisariati i Policisë nr. 5 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
Bekim Lika nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.
Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.
Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.
Ervis Gjoshi nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.
Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.
Lini një Përgjigje