TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Shkurt 2026, 17:25

Sherr me thika mes grupeve shqiptare në Athinë, disa të arrestuar; plagosen rëndë 3 persona

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me thika mes grupeve shqiptare në Athinë, disa të
Pamje nga sherri

Një sherri i dhunshëm mes dy grupeve të rinjsh shqiptarë ka ndodhur në qendër të Athinës. Mësohet se 26 persona janë përfshirë në sherr, ndërsa 8 prej tyre janë. Ngjarja ndodhi në zonën e Kato Patisias.

Raportohet se tre prej tyre kanë mbetur të plagosur rëndë pasi palët u konfliktuan me thika, shkopinj dhe sende të forta metalike.

Sipas autoriteteve greke, tre personat e plagosur rëndë u dërguan në spital, pasi u goditën me thikë në gjoks, pranë zemrës.

Pamjet e publikuara nga media greke protothema.gr tregojnë momentet e përplasjes së parë, e ndodhur më 21 dhjetor të vitit 2025. Në video shfaqet një grup personash që sulmojnë me mjete prerëse dy persona, ndërsa ngjarja zhvillohet në prani të kalimtarëve të shumtë. Disa ditë më vonë, një tjetër përleshje mes të njëjtave grupe u shënua në të njëjtën zonë.

Sipas dëshmive të të arrestuarve në polici, shkak për konfliktin fillestar dyshohet të ketë qenë një vajzë. Megjithatë, hetuesit po shqyrtojnë si pistë kryesore përplasjen për kontrollin e trafikut të drogës në zonë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e të dyshuarve, policia sekuestroi:

97 gramë kanabis të papërpunuar
52 gramë kokainë
51 gramë metamfetaminë
6 thika dhe një peshore elektronike precize

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar përfshirjen e të arrestuarve në veprimtari të organizuar kriminale.

Lini një Përgjigje