TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2025, 20:29

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, plagosen 5 persona; 3 në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, plagosen 5 persona; 3 në

Një sherr ka ndodhur mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare në Itali, të cilët janë përleshur fizikisht. Raportohet se policia ka arrestuar 6 persona.

Sipas mediave italiane, dyshohet se sherri ka ndodhur në qendër të Cassano delle Murge, në provincën e Barit, pas një konflikti për motive të dobëta.

Pesë nga personat e arrestuarve, të moshës midis 27 dhe 66 vjeç kanë përfunduar në spital.

Tre prej tyre pësuan lëndime më të rënda, ndërsa dy të tjerë më të lehta. Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi” për të gjashtë personat e përfshirë në konflikt.

Ende nuk dihen identitetet e tyre apo shkaqet dhe arsyet konkrete të konfliktit, që përfundoi në përplasje fizike.

Lini një Përgjigje