
Një banesë e vjetër u përfshi nga flakët mesditen e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit.
Zjarri, i cili shpërtheu rreth orës 12:09 shkaktoi panik te banorët e zonës për shkak të afërsisë me banesa dhe biznese të tjera.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse me tre mjete dhe 10 efektivë, të cilët bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve brenda një ore.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por banesa është dëmtuar rëndë. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa po hetohen nga autoritetet përkatëse.
Lini një Përgjigje