TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Gusht 2023, 10:35

Shkrumbohet gjatë natës një makinë në Fushë-Krujë, pronari: S'kam konflikte me njeri

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet gjatë natës një makinë në

Një makinë është djegur nga persona të paidentifikuar në orët e para të ditës së sotme në Fushë-Krujë.

Mjeti tip “Volkswagen Sharon” me targa AA645 CS ishte në pronësi të Etnor Alushi, 29 vjeç. 

Makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës kur rreth orës 2 të mëngjesit, pronarët kanë konstatuar mjetin në flakë.

Pronarët kanë dalë nga banesa dhe janë përpjekur që të shuajnë flakët, por ka qenë e pamundur deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

Pronari i makinës, 29-vjeçari Etnor Alushi, deklaron se nuk ka probleme apo konflikte me njeri dhe nuk e di arsyen e këtij akti.

fushe kruje makina pronari konflikte

Lini një Përgjigje