
Një shqiptar po kërkohet nga policia italiane, pasi dyshohet për një sulm me thikë ndaj një maqedonasi.
Shqiptari, mbi 50 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti goditi me thikë disa herë maqedonasin, 23-vjeçar, i cili është transportuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në Lido Adriano, në zonën e Ravenës në Itali, përpara Bar Cristallo.
Ende nuk dihen motivet e sherrit, por ka dyshime se ai ka nisur për çështje xhelozie.
Lini një Përgjigje