Kronike 4 Mars 2024, 14:32

Shtyhet seanca për 'të fortin e Myslym Shyrit', mungonin prokurorët e SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet seanca për 'të fortin e Myslym Shyrit', mungonin

Shtyhet pretenca për Gjergj Cukalin, Paris Prengën, Bledi Dedën dhe Flor Abazin, bashkë me 2 bashkëpunëtorët e drejtësisë, Enver dhe Edmond Jamaku.
Seanca u shty për shkak të mungesës së prokurorëve të SPAK, Behar Dibra dhe Ened Nakuçi, të cilët ndodhen jashtë vendit për arsye pune.

Ata akuzohen për ‘grup kriminal’, ‘vrasje e mbetur në tentativë’, ‘shkatërrim prone me eksploziv’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’ lidhur me dy episode, vendosjen e tritolit në automjetin e shtetasit Gjon Mena dhe vendosjen e tritolit ne automjetin e shtetasit Artion Bylyku, ky i fundit kunat i të shumkërkuarit Domart Konjari.

Gjergj Cukali, i njohur si ‘i forti’ i Myslym Shyrit, është një personazh mjaft i njohur në botën e krimit teksa 2 vite më parë ai është shpallur subjekt i OFL.

Në vitin 2004, ai ka qenë i akuzuar për pengmarrje. Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit F.D., ngjarje e ndodhur në vitin 2004.

Ndërkohë në korrik të 2016, ai u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Tangent”, ku Cukali ishte drejtuesi i një rrjeti të shpërndarjes së kokainës.

Gjergji Cukali, i njohur si “i forti i Myslym Shyrit”, kishte edhe një identitet tjetër, gjë që iu zbulua menjëherë pas arrestimit në vitin 2016. Ai përdorte identitetin Ergi Hoxha.

Ai u lirua nga Gjykata e Lartë për arsye shëndetësore.

Në vitin 2018 arrestohet sërish për thyerjen e masës së sigurisë.

Policia e Tiranës njoftoi se ka bërë të mundur arrestimin e Gjergj Cukalit, ku është akuzuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes me paramendim. Hetuesit pretendojnë se kanë prova të forta që vërtetojnë përfshirjen e tij në vrasjen e ish-efektivit të policisë Arben Bilali me 30 janar 2019.

Gjergj Cukali akuzohet se ka porositur atentanin ndaj biznesmenit Gjon Mema. Më 9 shkurt 2021, në rrugën “Silvio Berluskoni” në Kamëz automjetit BMW të biznesmenit Mena iu vendos tritol i cili pas shpërthimit shkaktoi vetëm dëme materiale. Për antentin ndaj Memës në 2021 janë arrestuar Gjergj Cukali, 42 vjeç i njohur si i forti i “Myslym Shyrit, si edhe dy vëllezërit, Enver Jamaku, 33 vjeç, dhe Ermond Jamaku, 24 vjeç.

Cukali akuzohet si porositësi i këtij atentati të dështuar për eleminimin fizik të Menës, ndërsa dyshohet se ka paguar vëllezërit Enver dhe Edmond Jakimi për atentatin.

Enver dhe Edmond Jakimi kanë deklaruar para trupës gjykuese më 26 shkurt 2021 se Cukali u kishte premtuar atyre 30 mijë euro po u kishte dhënë vetëm 2  mijë.

gjergj cukali spak