TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Mars 2024, 10:12

Të dehur në timon dhe tejkalim shpejtësie, policia bën bilancin e javës: 5 shoferë të arrestuar dhe katër të tjerë nën hetim

Shkruar nga Pamfleti

Të dehur në timon dhe tejkalim shpejtësie, policia bën

Mbi 9 mijë masa administrative janë vendosur gjatë javës nga policia rrugore në Tiranë.

Shumica e masave të vendosura janë për tejkalim të shpejtësisë shoqëruar me masa për përdorimin e celularit dhe mos vendosjes së rripit të sigurimit.

Javën që lamë pas në kryeqytet janë arrestuar pesë persona, pasi u kapën të dehur në timon apo shkelën rregullat e qarkullimit, ndërsa katër të tjerë u vunë nën hetim pasi u kapën duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Janë vendosur 9,389 gjoba, konkretisht:

-59 masa për xhama të zinj;

-605 masa për tejkalim shpejtësie;

-188 masa për parakalim të gabuar;

-226 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;

-322 masa për mos vendosje rrip sigurimi;

-140 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse;

-411 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve;

-14 masa për mosrespektim të tabelës “Stop”;

-34 masa ndaj këmbësorëve;

-6 268 masa për qëndrim të gabuar;

-1 515 masa të ndryshme.

Pezullime dhe bllokime:

-1 rast për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;

-6 raste për shpejtësi mbi normat e lejuara;

-2 raste për shkelje të tjera;

-8 automjete janë bllokuara (për detyrime të pashlyera dhe për mungesë dokumentacioni).

Ndërkohë, 5 persona të arrestuar dhe 4 nën hetim:

-4 persona të arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur (Neni 291).

-4 persona proceduar për drejtim mjeti pa leje (Neni 291).

-1 person i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor (Neni 290).

Lini një Përgjigje