TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Qershor 2026, 09:03

Të shtëna me armë mes fqinjëve në Shkodër, arrestohen dy persona; sekuestrohet kallashnikov dhe tritol

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë mes fqinjëve në Shkodër,
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës pas konfliktit me armë të zjarri të ndodhur mbrëmjen e 25 qershorit në lagjen "Tre Heronjtë", ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në pranga kanë rënë shtetasit Ndoc Lufi, 63 vjeç dhe Aleksandër Fojleta, 27 vjeç, të dy banues në lagjen "Tre Heronjtë". Sipas hetimeve paraprake, dy fqinjët janë konfliktuar për motive të dobëta dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit, me qëllim kanosjen.

Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar porta e oborrit të banesës së 63-vjeçarit dhe një automjet i parkuar në oborr.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia, në banesën e N. L. u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, e dyshuar se është përdorur gjatë konfliktit. Ndërsa në banesën e A. F. u gjetën municion luftarak dhe katër kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol.

Në vijim të veprimeve procedurale, policia shpalli në kërkim shtetasin A. F., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit, por nuk e ka kallëzuar ngjarjen.

Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për kapjen e tij, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të shtëna me armë mes fqinjëve në Shkodër,

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e datës 25.06.2026, në lagjen “Tre Heronjtë”, arrestuan shtetasit:   

 -N. L., 63 vjeç dhe A. F., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër. 

Nga hetimet dyshohet se shtetasit A. F. dhe N. L. (fqinj) janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë qëlluar me armë zjarri, për të kanosur njëri-tjetrin. Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar porta e oborrit të banesës së shtetasit N. L. dhe një automjet i parkuar në oborr.  

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit N. L., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, e dyshuar e përdorur gjatë konfliktit, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. F., gjetën municion luftarak dhe 4 kallëpe lënde të dyshuar plasëse tritol. 

Në vijim të veprimeve procedurale, u shpall në kërkim shtetasi A. F., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit, por nuk ka kallëzuar. 

Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

arme te shtena shkoder fqinje

Lini një Përgjigje