TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2026, 22:47

Të shtëna me armë zjarri në Laç, ekzekutohet 40-vjeçari me 4 mbiemra

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri në Laç, ekzekutohet
Foto ilustruese

40-vjeçari ekzekutohet te hyrja e pallatit...

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Laç.

Mësohet se viktima është 40-vjeçari Ilir Gjini i cili u qëllua me breshëri plumbash teksa po hynte në banesë.

AI njihej edhe si Ilir Lika, alias Kokaj, alias Nure. Dyshohet se autorët e kanë ndjekur viktimën deri në momentin kur e qëlluan. Ai është qëlluar me plumb në kokë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe motivet e krimit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve.

"Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve", njofton policia.

vrasje lac

Lini një Përgjigje