I armatosur me kallashnikov, 58-vjeçari ka hyrë në mjediset e bankës, madje ka qëlluar edhe njëherë në dysheme, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Është publikuar fotoja e autorit i cili tentoi të grabiste një bankë në Delijorgj me kallashnikov në dorë. Sipas policisë, autori është identifikuar si Bardhyl Fusha 58-vjeç dhe është arrestuar menjëherë nga efektivët.
58-vjeçari ka hyrë në mjediset e bankës me kallashnikov dhe ka qëlluar edhe njëherë në dysheme, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur disa minuta, ndërsa në momentin që ka tentuar të largohet nga banka, ku ka marrë një shumë parash, ai është përballur me dy punonjës policie.
58-vjeçari nuk ka bërë rezistencë, ndërsa ka ulur armën. Një prej policëve i është afruar për t'i vënë prangat, ndërsa 58-vjeçari qëndronte në këmbë. Një çantë e zezë shpine dhe arma automatike u lanë prej tij në hyrje të filialit të bankës, vend ku ai i la pasi u përball me policët.
Në një njoftim zyrtar, Policia tha se “rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi Bardhyl Fusha, rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme.
“Ndal mos lëviz, policia”, i janë drejtuar 58-vjeçarit, ndërsa të dy punonjësit e policisë i kishin drejtuar pistoletat në drejtim të tij.


"Rreth orës 11:15, në Rrugën e Kavajës, shtetasi Bardhyl Fusha, rreth 58 vjeç, dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banke, me qëllim vjedhjen e saj, duke qëlluar me armë zjarri, në dysheme. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat. Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit.
Në përfundim të veprimeve hetimore do të jepet informacion më i plotë për rastin.", njofton policia.


Lini një Përgjigje