TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shtator 2024, 16:40

Tentoi të rrëmbente një fëmijë në një market në Tiranë, zbardhet dëshmia e 57-vjeçares: I dhashë një çokollatë!

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të rrëmbente një fëmijë në një market

Është zbardhur dëshmia e 57-vjeçares e cila disa ditë më parë tentoi të rrëmbente në një market një fëmijë.

Gruaja në fjalë, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, ka deklaruar se po luante me fëmijën 2 vjeç në prani të nënës së saj.

Ndër të tjera, ajo ka treguar se i ka dhënë një çokollatë dhe më pas ka dalë jashtë, ndërsa pretendon se nuk ka dashur ta rrëmbejë.

“Thjesht po luaja me fëmijën në prani të nenës. I dhashë një çokollatë dhe dola jashtë. Nuk kisha synim për ta rrëmbyer thjesht po luaja”, ka dëshmuar ajo.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ku brenda marketit zonja ka marrë në krahë një të mitur 2-vjeçe, ka dalë nga marketi dhe më pas është rikthyer sërish.

Lini një Përgjigje