
Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një vit më parë në lagjen “Gostil”, kanë tentuar të vrasin me thikë kushëririn e tyre.
Mësohet se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, ndërsa 32-vjeçari ishte i shpallur në kërkim prej një viti. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
"Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës së bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Kukës.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet dyshohet se 32-vjeçari dhe vëllai i tij, shtetasi E. K., 35 vjeç (i arrestuar më parë), më datë 15.06.2024, në lagjen “Gostil”, kanë tentuar të vrasin me mjet prerës, për motive të dobëta, kushëririn e tyre, shtetasin A. C", njoftoi policia.
Lini një Përgjigje