TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Nëntor 2025, 16:22

‘Toyota' përfshihet nga flakët pas përplasjes, shpëtojnë mrekullisht nëna dhe dy fëmijët

Shkruar nga Pamfleti
‘Toyota' përfshihet nga flakët pas përplasjes,
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Golem në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, duke ka shkaktuar trafik të rënduar.

Mësohet se një automjet tip Toyota ka përplasur nga pas një fuoristradë të OSSHE-së Lushnjë dhe është përfshirë nga flakët.

Bëhet me dije se mjeti tip Toyota që drejtohej nga një 40-vjeçare është djegur plotësisht. Sipas policisë, kanë shpëtuar mrekullisht drejtuesja dhe dy fëmijët e saj të mitur të cilët kanë arritur të dalin në kohë teksa automjeti digjej.

Policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur fuoristradën.

Lini një Përgjigje