SPAK ka kërkuar dënimin bosit të drogës, Islam Sefës për trafikim lëndësh narkotike me 17 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar 11.4 vite burgim.
Ai dyshohet si drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 mln eurove.
Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 episode dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike të trafikuar është 912 kg marijuanë, kurse vlera e lëndës narkotike të trafikuar kap vlerën prej 3.374.400, informoi sot SPAK.
Islam Sefa i dyshuar si kapoja e trafikut u arrestua më datë 2 korrik 2024 në një lokal pranë Prokurorisë së Posaçme. Agjentët e BKH-së mësyen në kafenë ku Sefa e kishte lënë për të takuar një avokat, vetëm 100 metra larg SPAK.
Ai është gjithashtu vëllai i Bujar Sefës, i cili më 1 korrik 2024 u shpall fajtor dhe u dënua me 10 vite burg për kultivim të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Lini një Përgjigje