Policia e Shkodrës ka arrestuar 58-vjeçarin amerikan, Brendon Saporito që mëngjesin e së premtes vrau me thikë bashkëshorten e tij në një banesë të marrë me qira.
Në momentin që ka kryer krimin 58-vjeçari, ka qenë në gjendje të dehur, teksa pas vrasjes së bashkëshortes, ka tentuar të dëmtojë dhe veten.
Çifti amerikan kishte 1 ditë që ndodhej në Shkodër, ku po qëndronin në një banesë të marrë me qira.
Ishte pikërisht pronari i banesës ai që zbuloi ngjarjen tragjike dhe njoftoi menjëherë policinë.
Sipas dëshmisë së tij, gjatë gjithë natës çifti kishte debatuar ashpër, aq sa ai ishte detyruar t’u tërhiqte vëmendjen disa herë për shkak të zhurmës së madhe që krijonin.
Mëngjesin e së premtes, pas dyshimeve të forta, ai ka hyrë në banesë dhe është përballur me skenën e rëndë.
Nga profili në Facebook i autorit, shihet se kanë hyrë në Rinas më 27 Mars, ndërsa në foton e publikuar, Sandra Saporito shkruan se kanë mbërritur shëndoshë e mirë në Tiranë dhe ndodhen të ulur në ambjentet e një bar kafeje. Ata ishin nisur në drejtim të Shqipërisë nga aeroporti i Miamit, në datën 26 mars. Ndërkohë, motivet e krimit mbeten ende të paqarta.
Lini një Përgjigje