TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2025, 08:22

U arrestua 1 vit më parë për një vjedhje 200 mijë euro, kush është 'Visi i garave' që iu vu tritol sot në Tiranë 

Shkruar nga Pamfleti

 

U arrestua 1 vit më parë për një vjedhje 200 mijë euro,
Elvis Kosova

Elvis Kosova është pronari i garazhit, që iu vendos tritol në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Një emër i njohur për policinë, Kosova ka precedent të mëparshëm penal.

I njohur ndryshe si Visi i garave, apo Visi i makinave te shpejta, ai u arrestua në gusht të vitit 2024 për shkak se u akuzua për vjedhjen e nje audi R8 me vlerë 200 mijë euro. Lidhur me këtë rast, bashkë me të u vu në pranga edhe një shtetas turk.

Shtetasi turk kishte marrë me qira një automjet të markës ‘Audi’ në Gjermani. Pasi kishte hyrë në territorin shqiptar, automjeti iu dorëzua Elvis Kosovës, i cili dyshohet se ka manipuluar situatën për ta përvetësuar automjetin për vete. Shtetasi turk më pas bëri një kallëzim pranë autoriteteve duke pretenduar se automjeti i ishte vjedhur pranë një hoteli afër stadiumit “Air Albania” në Tiranë

Lini një Përgjigje