TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Korrik 2023, 14:02

U dhunua nga fisi Rraja, flet Jashar Maja: Nëse nuk vendoset drejtësi, do marr hak

Shkruar nga Pamfleti
U dhunua nga fisi Rraja, flet Jashar Maja: Nëse nuk vendoset drejtësi,
I dhunuari, Jashar Maja

Jashar dhe Bilbil Maja janë dy të plagosurit nga sherri që ndodhi të enjten pasdite në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku disa persona nga fisi Rraja i goditën me shkopa bejsbolli, goma, grushte dhe tyta armësh.

Shkak për sulmin e dhunshëm janë bërë guroret që operojnë në zonën e Borizanës, për dëmet e krijuara nga plasjet në një gurore në Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, vëllait të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Në një prononcim për mediat, Jashari ka treguar se si e goditën bashkë me djalin e xhaxhait, Bilbil Maja në kafene me shkop gome dhe me tyta armësh.

Jashari thotë se nëse nuk vendoset drejtësia, do marrë hak. Ai sakaq, ka zbuluar se gjendja e Bilbil Majës është e rëndë dhe vazhdon të jetë i ushtruar në spital.

“Ishim në autostradë te një lokal po pinim kafe dhe në atë moment çuni i xhajës kishte lënë takim me inxhinierin e gurores. Edhe duke diskutuar me të për problemin e guroreve që mos t’i bënim me rendiment më të ulët minat se na shëmben shtëpitë. Atëherë jemi ulur në kafe të tre dhe nuk ka zgjatur asnjë minutë, kanë ardhur ata Rrajat. Na kanë goditur me shkop gome, me tyta armësh. Kanë pasur armë se thonë nuk kanë pasur. Ne kemi dhe video të tjera, ku duken komplet çunat. Ka qene Xhelali, Përparimi, Flamur Rraja, kemi njohur shumë.

Kemi marrë policinë në telefon pasi kanë ikur ata. Kam tërhequr çunin e xhajës zvarrë dhe kam dal në rrugë. Policia erdhi pas dy orësh. Ka ardhur një patrullë që ishte më afër dhe ka ardhur për dy orë. Na kanë shoqëruar në Komisariatin e Fushë Krujës dhe më pas në Spitalin Ushtarak.

Gjendja është shumë keq. Ka dal nga spitali ushtarak dhe e kemi çuar në një spital më të specializuar privat. Unë kërkoj drejtësi nga shteti, nëse nuk vepron, nuk ia fal Xhelal Rrajës. Unë do marr hakun tim. Do i përgjigjëm edhe me konflikt. Jemi vetë i pesti vëlla, fisi im përbëhet nga 40-60 meshkuj. Nuk ja fal fisit Rraja, do vdes “të dalë fare” nga më i madhi deri te 5 vjeç, nuk ja fal sa të jem gjallë. Se më ka prish shtëpinë e s’i kisha borxh”, u shpreh Jashari.

 

jashar maja fisi rraja dhune

Lini një Përgjigje