Kronike19 Prill 2023, 14:59

U ekzekutua sot në lokalin e tij, Ardian Nikulaj mbështeste koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’

Shkruar nga Pamfleti
U ekzekutua sot në lokalin e tij, Ardian Nikulaj mbështeste
Ardian Nikulaj

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u vra mesditën e sotme në lokalin e tij. Ai ishte kreu i PSD-së dhe kandidatonte si këshilltar ndërsa mbështeste koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’.

Këtë e ka konfirmuar edhe deputeti Edi Paloka, i cili e cilësoi ngjarjen si vrasje politike. Paloka tha se ka qenë në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa nuk ka dhënë më shume detaje duke theksuar se nuk ka shumë dijeni për ngjarjen e rëndë.

“Kam përshtypjen se do të ketë background politik. Nuk mund të flas më tepër sepse nuk ka informacion. Ardian Nikulaj mesa di unë ka qenë i angazhuar në mbështetje të kandidatit të PD, pra të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zonë. Por nuk dua të flas më shumë, pasi dua të kem informacion”, u shpreh Paloka.

50-vjeçari ka qenë kandidat për deputetet për zgjedhjet e vitit 2021 nën siglën e PSD. Këtë vit ishte kandidat për Këshillin Bashkiak. Ardian Nikulaj ishte bashkëpronar i firmës së ndërtimit dhe pastrimit ‘CORAL SHËNGJIN’

Më herët ai kishte qenë emigrant jashtë shtetit, ku kishte punuar për shumë vite dhe pas kthimit të tij në Shqipëri, kishte investuar në zonën e Lezhës, në ndërtim dhe biznese të tjera.

Më herët kishte qenë kreu i ALUINZ-it. Nikulaj ka qenë në vitin 2003 i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe në 2006 për kontrabandë e falsifikim.

 

ardian nikulaj 14 maji ekzekutimi ne shengjin