TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Maj 2025, 10:11

U hodh nga kati i tretë i banesës, humb jetën 14-vjeçarja shqiptare në Itali; nëna pa ngjarjen

Shkruar nga Pamfleti

U hodh nga kati i tretë i banesës, humb jetën 14-vjeçarja

Nëna e të miturës ishte dëshmitare e ngjarjes së rëndë!

Një 14-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht, pasi është hedhur nga kati i tretë i shtëpisë ku jetonte me dy prindërit e saj.

E mitura, banuese në zonën e Massafras në Itali, në provincën e Tarantos fatkeqësisht nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra. Vajza u dërgua me urgjencë në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, me shenja jete, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë pak minuta më pas.

Mediat italiane raportohet se dyshohet se 14-vjeçarja mund të ketë rënë pre e bullizmit dhe në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike ka ndërmarrë aktin ekstrem.

Nëna e vajzës ka qenë në apartament në kohën kur ka ndodhur ngjarja, kjo e deklaruar dhe nga dëshmitarët, ndërkohë që vetë ajo u ka thënë hetuesve se e ka parë të gjithë momentin kur e bija ka hapur dritaren dhe është hedhur nga kati i tretë.

Hetimet u janë oficerëve, të cilët po rindërtojnë sekuencën e saktë të ngjarjeve dhe po verifikojnë çdo element të mundshëm për të sqaruar vdekjen tragjike të së miturës me origjinë nga fshati Dukat i Vlorës.

Lini një Përgjigje