Kronike 2 Mars 2024, 10:03

U kap në flagrancë duke shitur kokainë, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kap në flagrancë duke shitur kokainë, arrestohet

Një 19 vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pasi u kap duke trafikuar lëndë narkotike.

Arrestimi u bë pak ditë më parë teksa policët, të veshur si civilë, kanë vërë re të riun duke i dhënë një pako një personi tjetër, ku sipas tij i ka dhënë disa para, raportojnë mediat italiane.

Të dy u ndaluan menjëherë dhe me ndihmën e një patrulle policësh me uniformë, u kryen kontrolle, të cilat çuan në zbulimin e katër dozave kokainë. Gjatë një kontrolli që u bë në dhomën e hotelit në Ponente ku qëndronte 19-vjeçari u gjetën edhe 4 doza të tjera kokainë dhe disa materiale për paketimin e drogës.