TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Shkurt 2025, 12:45

U kapën me kokainë me vlerë 810 mijë euro, Gjykata lë në burg dy trafikantët në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me kokainë me vlerë 810 mijë euro, Gjykata lë

Lihen në burg, dy të arrestuarit të cilët u kapën me 810 mijë euro kokainë.

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në burg” për shtetasit Kujtim Metaj dhe Viktor Jaupaj të cilët u arrestuan nga policia pasi u kapën me drogë.

Ata u vunë në pranga nga policia e Vlorës ditën e enjte, ndërsa u sekuestrua një sasi prej rreth 3.4 kg kokainë dhe 133 gramë heroinë me një vlerë që shkonte në 810 mijë euro.

 Dy fierakët, Viktor Jaupaj, 53 vjeç dhe Kujtim Metaj, 37 vjeç, transportonin lëndën narkotike në Vlorë, për t’ua shitur shtetasve të tjerë që i shpërndanin në doza.  Policia sekuestroi gjithashtu 3 peshore elektronike, 3 celularë dhe automjetin që këta shtetas përdornin për transport.

Dy të arrestuarit mbaheshin nën survejim nga policia prej gati një muaji, ndërsa bëhet me dije se Jaupaj dhe Metaj ishin furnitorë të drogave të forta.

Lini një Përgjigje