TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Tetor 2023, 20:17

U përplas nga traktori teksa punonte tokën, humb jetën 66-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U përplas nga traktori teksa punonte tokën, humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 66-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në punë.

Ngjarja ndodhi në komunën e Trevit në Itali.

Mediat e huaja raportojnë se 66-vjeçari ishte duke punuar me frezën e traktorit kur u përplas papritur nga mjeti. Ai është shtypur nga traktori teksa ishte duke punuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e njësisë së Folignos, karabinierët e stacionit lokal dhe autoambulanca, por shqiptari ka humbur jetën menjëherë pas aksidentit.

traktor toke shqiptar itali

Lini një Përgjigje